Anwar Hadid kavalier, bëri gjestin më të ëmbël në publik për Dua Lipën! (FOTO LAJM)

Tashmë prej disa muajsh, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, po shijon romancën e saj të re me vëllain me motrave Hadid, Anwar-in.

Ata janë bërë thuajse të pandashëm nga njëri-tjetri dhe fotografohen në çdo vend së bashku.

Madje, Dua ishe e pranishme edhe në festën e ditëlindjes së motrës së Anwar-it, Bella-s, në New York.

Modelja kishte zgjedhur të kishte pranë vetes personat më të afërt dhe mes tyre nuk mungoi as këngëtarja shqiptare.

Paparacëve nuk u ka shpëtuar çifti i ri, i cili pas festës së ditëlindjes, ka dalë rrugëve të New York-ut.

Ata janë fotografuar teksa ecnin për dore dhe sigurisht që të gjithëve na e tërhoqi vëmendjen gjesti i bukur i Anwar-it për partneren.

Mesa duket, Dua kishte ftohtë dhe 20-vjeçari i ka dhënë asaj pallton e tij për ta veshur.

Një gjest i vërtetë kavalierësh, me të cilin Anwar-i na i fitoi akoma më shumë zemrat!

Më pas, dyshja është përqafuar në rrugë duke buzëqeshur, ndërsa në sytë e tyre lexohej si gjithmonë lumturia.

Shtuar më 10/10/2019, ora 14:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori