Antoneta: Djemtë intrigohen nga Ina, por përfundojnë duke u dashuruar me mua
Antoneta ka fituar vëmendjen e të gjithëve nga rubrika e “Për’Puthen” dhe është shndërruar në një personazh që komentohet shumë.

Ajo do të jetë e ftuar këtë të shtunë në “Pop Culture” dhe siç shihet nga promoja që është publikuar ajo ka folur gjerë e gjatë rreth eksperiencës së saj.

Antoneta ka treguar se në fillim njerëzit prireshin ta paragjykonin që vendosi të merrte pjesë në “Për’Puthen” për vetë faktin se “ngeli për të gjetur burrë aty”.

"Të jem e sinqertë nuk është se i pyes shumë të familjes. Babit kur ia thashë, nuk ia kam treguar fiks siç është programi," thotë ajo.

Gjithashtu Antoneta dëgjohet teksa komenton se çfarë lloj tip vajzash duan meshkujt.

"Mendoj se djemtë intrigohen nga një tip si Ina, por përfundojnë duke u dashuruar me një tip si Antoneta", u shpreh konkurrentja e "Për’Puthen".

Ina dhe Geri janë çifti i parë i programit, të cilët u larguan pas publikimit të lidhjes së tyre.

Shtuar më 08/05/2020, ora 23:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori