Anna Likën e zenë mallkimet e Fifit: Jam bërë si fuçi
Anna Lika është një aktore që gjithmonë di të tërheqë vëmendjen e publikut.

Kohë më parë ajo bëri një deklaratë duke gjykuar pamjen fizike të këngëtares Fifi.

Anna tha: "Është si balenë, fuçi uthulle. Kjo s’ka as stil. Këngëtare, repon, ka kënduar në disa produksione. Fifi le të themi se zihet kot me njerëzit sepse njerëzit nuk e llogarisin. Dëgjova që fliste për peshën trupore. Më mirë mos të lodhet që ti humbi ato kile se nuk është se do i humbi se është genetike".

E ftuar në "MCN Urgenca", Anna pranoi se kohët e fundit ajo vetë ka marrë disa kile.

"Nuk pata asgjë, thjesht thashë mendimin tim të asokohe. Tani nga që jam shëndoshur vetë", u shpreh aktorja.

"Je bërë dhe ti si fuçi uthulle?", e pyeti moderatori dhe Anna iu përgjigj: "Po jam bërë keq fare, jam shëndoshur keq. Nuk besoj se më kamallkuar, Fifi në vetvete nuk është vajzë e keqe" /albeu.com/
Shtuar më 10/05/2019, ora 11:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori