Anjeza Shahini prezanton vajzën për herë të parë (FOTO LAJM)

Anjeza Shahini është bërë nënë për herë të parë më datë 8 mars të këtij viti.

Këngëtarja e talentuar shqiptare solli në jetë një vajzë dhe i vuri emrin Tori.

“Këtë vit festoj ditën e gruas si një mami e një vajze të vogël sa një gogël që quhet TORI (Victoria Kelis Connnolly)”, shkruante Anjeza krahas postimit ku jepte lajmin e bukur për ndjekësit.

Ditën e sotme, ajo ka publikuar foton e parë të të voglës, të cilës i ka bërë dush dhe ia ka mbuluar portetin me peshqir.

"Lahet çupa çup e çup."- shkruan këngëtarja krahas fotos së Torit. /albeu.com/
Shtuar më 22/03/2019, ora 21:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori