Aniston: E kam harruar Pitt, tashmë jam e lumtur
Pëlqej
Pas thashethemeve të fundit se aktori Brad Pitt është ende i dashuruar me ish-gruan Jennifer Aniston, vjen edhe një kundërpërgjigje nga kjo e fundit duke thënë se është e dashuruar me të fejuarin e saj.

Sipas saj, ajo ka në krah mashkullin perfekt, e ndërsa do të donte të kishin më shumë kohë për njëri-tjetrin. Ylli i Hollywoodit është mjaft e lumtur me Justin Theroux, me të cilin është e lidhur prej 2 vjetësh.

Në një intervistë për “Hello”, aktorja ka thënë: “Justin është një njeri shumë i mirë, unë ndjehem vërtetë komode me të dhe mbi të gjitha jam shumë e lumtur. Tani jeta ime përkrah Justin duket më e lehtë, do të doja të udhëtonim më shumë dhe të punonim më pak. Ai është thjesht perfekt”. /albeu.com/
Shtuar më 27/08/2014, ora 10:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori