Angelina thjesht një kujtim, Brad Pitt pret të bëhet baba i një princeshe të vërtetë
Pasi u nda nga Angelina Jolie, Brad Pitt u përfol se ishte lidhur me një aktore, pastaj me një tjetër, pastaj me një tjetër. Së fundi u bë bashkë me princeshën e Monakos, Charlotte Casiraghi. Duket se gjërat qenkan serioze, sepse çifit ka ndërmend të bëjë fëmijë!

Të paktën kështu thonë burime pranë tyre. Ata u panë për herë të parë bashkë në një event të Museum of Arts në Los Angeles dhe kanë qenë të pandarë që atëherë. Princesha Charlotte është konsideruar si Angelina e re, sepse i ngjan pak dhe ka një djalë katër vjeçar. Brad nga ana tjetër ka gjashtë fëmijë me Angelina-n dhe po lufton për kujdestarinë e tyre.

Sidoqoftë, edhe pse kanë pak kohë bashkë, ata po përpiqen të bëjnë një fëmijë sepse e ndjejnë që “janë bërë për njëri-tjetrin”. Brad Pitt babai i një princeshe. Kujt ia merrte mendja.
Shtuar më 18/12/2017, ora 23:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori