Angelina Jolie rikthehet në publik pas ndarjes me Brad-in (FOTO LAJM)

Kanë kaluar vetëm disa ditë që kur Angelina Jolie shqetësoi të gjithë fansat e saj me fotografitë e fundit kur dukej tmerrësisht e dobët dhe ishte arritur peshën 34 kilogramë.

Por pavarësiht faktit se pas ndarjes nga bashkëshorti i saj Angelina Jolie u pa rrallë herë në publik me fëmijët këtë herë ajo është shfaqur me djalin e saj tetë vjeçar duke shkuar për Pazar në Los Anxhelos.

Aktorja kishte veshur një fund të zi dhe një triko, ku shihej se ishte shumë e gatshme për shëtitje me djalin e saj më të vogël.

42 vjeçarja u paraqit me flokë të lëshuara natyrale, dhe pa ndonjë grim.

Edhe pse duket akoma nënpeshë ajo sikur është përmirësuar. /albeu.com/
Shtuar më 08/07/2017, ora 11:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori