Angelina Jolie, pas gjoksit, ndërhyrje edhe në vezore
Vendimi i Angelina Jolie për t’iu nënshtruar një mastektomie të dyfishtë, duke zvogëluar rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit, është bërë temë kryesore diskutimi në nivel global, por odiseja e saj mjekësore, nuk mbaron këtu.

Sipas revistës "People", një njeri i afërt ka zbuluar se pas mastektomisë, Angelina do t’i nënshtrohet një operacioni tjetër, për heqjen e vezoreve të saj, sepse ka një shans 50% që të preket nga kanceri ovarian, si e ëma.

Ka gjasa që aktorja e famshme e Hollywood-it, nënë e 6 fëmijëve, ta kryejë kirurgjinë para se të mbushë 40 vjec, pasi mjekët e saj e kanë këshilluar të mos e vonojë atë përtej kësaj moshe.

Humbja e nënës së saj në moshën 56 vjecare pas një beteje të vështirë me kancerin në vezore, ka ndikuar në masë të madhe, ndaj aktorja ka vendosur të bëjë ndërhyrjet e nevojshme për parandalimin. /albeu.com/
Shtuar më 16/05/2013, ora 16:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori