Kimmich tregohet i drejtëpërdrejtë: Mane nuk do të shënojë 40 apo 50 gola si Lewandowski

Ylli i Bayern, Kimmich është i kënaqur me afrimin e Sadio Mane, megjithatë ai nuk pret që senegalezi t’i plotësojë të gjitha hapësirat e polakut.

Numri i golave që shkon deri në 40 apo 50 e që kapej nga Lewa, Kimmich nuk pret të kapet edhe nga Mane.

“Me Lewandowskin humbim shumë gola, duhet ta zëvendësojmë kolektivisht. Sadio është lojtar i madh sigurisht, por nuk mendoj se mund të shënojë 40 apo 50 gola, ai sjell kualitete të tjera”, ka thënë Kimmich.

“Mendoj se ai (Mane) është i uritur dhe se dëshiron të fitojë tituj. Ai po bën mirë. Në fillim ishte i qetë, por është i hapur tani. Ai ka gjithmonë diçka për të thënë. Mendoj se do të përshtatet mirë”, shtoi gjermani.

Përveç me Sadio Mane, Bayern Munich ka përforcuar radhët edhe me mbrojtësin holandez, Matthijs De Ligt.