Angelina Jolie dhe Brad Pitt të lidhur përjetë, jo vetëm prej fëmijëve (FOTO LAJM)

Angelina Jolie dhe Brad Pitt bëjnë pjesë në ato çifte që duket se në të vërtetë nuk do të ndahen kurrë nga njëri-tjetri, ndonëse kanë kaluar 3 vjet nga momenti kur shpallën divorcin.

Sipas “Marie Claire”, Jolie dhe Pitt kanë bërë tatuazhe të njëjtë në Tajlandë pak përpara se të vendosnin të ndaheshin. Bëhet fjalë konkretisht për dedikime kushtuar njëri-tjetrit, në simbole budiste.

Risjellim në vëmendje se aktorët e njohur nuk janë ndarë ende zyrtarisht, pasi procedurat e divorcit nuk janë finalizuar. Çifti duket se ende nuk ka rënë darkod për kujdestarinë e 6 fëmijëve të tyre.

Shtuar më 29/07/2019, ora 17:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori