Ngatërroi gjithë rrjetin, a është Soni Malaj vetëm? Reagon këngëtarja, ja kë ka në zemër!

Këtë të mërkurë Soni Malaj ishte në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçi ku tregoi për publikimin e këngës ‘Autori’, por edhe emocionet e recitaleve të saj.  Ajo tregoi se kënga erdhi si bashkëpunim me Ilir Beranin për festat e fundvitit, ndërsa për recitalin ndau ndjesi fantastike. Gjatë intervistës theksoi se për dy recitalet mori shumë vlerësime edhe nga profesionistët europian.

Përveç këngës, recitalit dhe ditëlindjes së saj, portalet zhurmuan edhe me një tjetër lajm për Sonin, teksa shkruanin për divorcin e saj. Ermali e pyet në lidhje me lajmin, për të cilin këngëtarja tregoi se ishte vetëm një video në Tik Tok që e kishin bërë të gjithë.

“Vajza ime është e apasionuar pas Tik Tok-ut si të gjithë fëmijët e vogël, më tregon një video dhe më thotë “mami shih sa e lezetshme është kjo video, të lutëm bëjë”; ishte “Are you single” duke qenë se kenga e 50cent më ka pëlqyer jashtë mase dhe abinohen fjalët e një këngëgeje që skanë lidhje fare me një pyetje; dhe ishte një tip challenge, sfide në Tik Tok që e kanë brë të gjithë të martuar, të fejujar të lidhur, të ndarë dhe ishte funny, gazmore. Unë e postova dhe nuk e dija që merrte 100 mijë klikime dhe do mbusheshin portlet me këtë gjë”

Ndër të tjera shtoi se nuk e mendoi në asnjë moment që do kishte një impakt të tillë. Nëse është apo jo single ajo iu shmang me një përgjigje të drejtëpërdrejtë duke thënë që ‘pyetjet për moshën dhe a je single për artistët duhet të hiqen”. Ermali nuk ndalet, por e pyet se për kë i rreh zemra fort, ajo tha: “Oh për Anën aq fort”!


Shtuar 15.12.2021 18:32