Angela Martini nis muajin e “çmendur” të mjaltit me miliarderin rumun (FOTO LAJM)

Angela Martini i dha fund beqarisë së saj vetëm pak javë më parë me një dasmë të veçantë. Ajo dhe partneri i saj Dragos Savulescu organizuan një ceremoni private në Las Vegas dhe tërhoqën vëmendjen e të gjithëve me detajet e çmendura që e shoqëruan këtë dasmë.

Por, po kaq i çmendur duket se do të jetë edhe muaji i tyre i mjaltit. Dje çifti me një avion privat ka marrë rrugën drejt një vendi tropikal. Angela ka postuar disa foto gjatë udhëtimit me avion dhe më pas pamjet mahnitëse nga një xhiro me helikopter.

“Jam kaq e lumtur që ndodhem këtu”, shkruan modelja shqiptare krahas fotove. /albeu.com/
Shtuar më 05/01/2018, ora 12:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori