Angela Martini në zi, humb njeriun e shtrenjtë
Angela Martini është një nga modelet më të famshme shqiptare dhe që ka korrur shumë suksese në arenën ndërkombëtare.

Por këtë herë Angela ka përjetuar një dhimbje shumë të madhe pasi ka humbur një prej mikeshave të saj më të mira.

Lajmin për humbjen e saj e ka ndarë me miqtë në rrjetet sociale.

"Këto janë fjalët më të trishta që kam dashur të shkruaj ndonjëherë.Ëngjëlli im mikja ime më e mirë, ajo që ishte më shumë se një motër për mua, është ndarë nga jeta. Marisa, 8 vite më parë kur u takuam , ti më ndryshove jetën.

Më bëre më të fortë, më të mençur e plot vetëbesim. U bëra e fortë si një plumb falë teje. Jeta jote ishte një bekim, dashuria jote ishte përtej fjalëve dhe kujtimet e mia me ty u bënë një thesar për mua.

Unë do të jem përgjithmonë mirënjohës për besnikërinë, bujarinë dhe dashurinë tënde! Mendimi i vetëm që më jep shpresë është se e di që gjithçka është e përkohshme, pasi ne jemi të gjithë të përkohshëm në këtë botë. Prehu në paqe! Unë do të të dua përgjithmonë!" ka shkruar Angela krah fotos së mikes së saj.
Shtuar më 06/11/2017, ora 22:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori