Angela Martini bën buzët, rezultati shokues (FOTO LAJM)

Pak kohë pasi Angela Martini pushoi së qëni aktive në rrjetet sociale, njerëzit filluan diskutimet nëse i ka ndodhur diçka.

Duke marrë shkas nga fakti se modelja e njohur prej disa muajsh është në një lidhje dashurie me një miliarder rumun kemi menduar se kjo ka qenë arsyeja se pse ajo ka dashur të distancohet disi nga vëmendja mediatike.

Megjithatë, një “selfie” e publikuar nga vetë Angela në Instagram ka ngritur mjaft aludime. Ajo shfaqet shumë ndryshe në foto dhe duket që diçka ka ndryshuar në portretin e saj.

Sipas “Prive”, modelja shqiptare ka fryrë edhe një herë buzët, ndaj dhe ka pësuar një ndryshim në fytyrë.

Gjithashtu ajo duket se ka humbur disa kilogramë nga hera e fundit që është shfaqur dhe këto bëjnë që të duket ndryshe. /albeu.com/
Shtuar më 02/08/2017, ora 09:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori