Andrra ia bën “8 me 2” Sinanit: Të dua thesari i zemrës sime (FOTO LAJM)

Sinan Hoxha festoi dje ditëlindjen dhe Andra, bashkëshortja e tij i ka bërë surprizën më të bukur që ai mund të priste.

Ajo organizoi një festë surprizë për Sinanin dhe më pas në “Instagram” postoi një dedikim prekës për njeriun që i vodhi zemrën.

“Gëzuar ditëlindjen thesari i zemrës sime! Fjalët nuk do të mundeshin kurrsesi të jepnin të plotë portretin e dashurisë që zemra ime mbart për ty.

Sa herë thellohem në sytë e ty, humbem sikur në botë të frymonim vetëm ne të dy.

Në çdo moment të ndjej në pafundësinë time. Të dua aq sa s’mund të thuhet, mendohet, imagjinohet….” – shkruan AndraInstagram. /albeu.com/

Shtuar më 06/09/2017, ora 08:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori