Anaidi ndahet nga Joana: Nuk e pëlqente mami!
Anaidi ndahet nga Joana dhe deklaron se është single. Ky pohim shokues ka dalë nga goja e tij ditën e djeshme në “Big Brother Fans Club”.

Ata që kanë festuar me të, pas spektaklit të së shtunës ndoshta e kanë kuptuar që në ato momente kur fituesi nuk ka qëndruar asnjë moment me Joanën, por deklaratën publike ai e ka bërë këtë të diel, shkruan Shekulli.

Vajza më e diskutuar e këtij “Big Brother” duket se e ka tepruar me deklaratat e saj në momentin që ka dalë nga shtëpia, aq sa e ka bërë të riun shkodran t’i thotë “stop” lidhjes sapo ka shkelur jashtë territorit ku qëndroi për 100 ditë me radhë deri në përfundim të këtij realiti shou.

Gjatë gjithë vazhdimësisë së këtij spektakli është parë me shumë kuriozitet lidhja e çiftit Anaid - Joana, aq sa shpesh ka krijuar ilaritet në rrjetet sociale. Ajo i ka dhënë fund një lidhje që kishte jashtë (me Janin) dhe iu përkushtua një tjetër historie dashurie brenda në shtëpi me Anaidin. Pas eliminimit dhe përfundimit të aventurës, Joana ka sqaruar në disa intervista mendësinë që ajo ka për dashurin dhe raportin me ish të dashurin. Ajo ka pohuar bindshëm se me Janin do të ishin miq shumë të mirë, madje ai do ta shoqëronte atë në altar në momentin që do të martohej me Anaidin. Kjo deklaratë, e shumë të tjera duket se e kanë acaruar më së shumti djalin fitues që u bind t’i thotë Jonanës në momentin që del nga shtëpia se mes tyre nuk do të kishte më asgjë. Gjithë këtë panoramë, ai e ka sjellë ditën e djeshme në emisionin e përjavshëm “Fans Club”, ku “e dashura” e tij brenda shtëpisë nuk ishte e pranishme. Në fakt, ajo që i ka dhënë shkëndijën e parë që ai t’i jepte fund lidhjes ishte takimi me prindërit. Ata i kanë lënë të kuptohet se ajo çka kishte ndërtuar me vajzën konkurrente nuk ishte më e mira që kishte bërë dhe për këtë arsye duhet të hiqte dorë. Madje, mbrëmjen e së shtunës ka rënë në sy vështrimi “jo miqësor” që e ëma e Anaidit ka treguar ndaj Joanës. Fituesi i edicionit të gjashtë të “Big Brother”, e ka kuptuar qartë këtë mesazh duke i vendosur punët në vend që në sekondën e parë të ‘lirisë”.

Banorët pohuan se ata edhe gjatë festës së natës finale nuk kanë qëndruar për asnjë moment bashkë. Madje, dje, Anaidi zbuloi se i kishte thënë vetëm diçka Joanës: “Në të dy kemi shumë gjera për të sqaruar, dhe i lash të kuptohej se ajo nuk ishte më me mua”,- tregon ai

Ndër të tjera për këtë lidhje ai u shpreh: “E kuptova në takimin me prindërit dhe Joanën që diçka nuk shkonte në marrëdhënien time me të. Joana e ka shumë të qartë këtë pjesë. Këto janë lëvizje të pamenduara që tregojnë që në një mënyrë në një tjetër nuk përputhemi. Në jetë, në komunitet, jashtë shtëpisë së “Big Brother” ke më shumë mundësi zgjedhje. Joana ka qenë zgjedhja ime aty brenda, ku janë aq pak zgjedhje. Pjesa jam ‘single’ apo jo, besoj është e kuptueshme, jam single.

Fituesi i “Big Brother” duke folur për rrugëtimin dhe strategjinë e ndjekur prej tij në shtëpi është shprehur: “Unë se kam shprehur asnjëherë aty brenda që jam më i miri. Çdo gjë e kam bërë hap pas hapi në atë shtëpi. Nuk kam menduar për lidhje apo dashuri aty brenda, por vetëm për një paraqitje të fuqishme që do të më shpallte fitues”.

E mes të tjerash Anaidi ka treguar për një mikesh speciale që e ka jashtë, dhe që telefonatën e parë pas daljes ia ka bërë asaj: “Unë kam një mikeshë jete dhe nuk ka qenë një lidhje e tipit seksual. Nuk bëhet fjalë për një lidhje dashurie, por për një vajzë. Kësaj vajze i kam kërkuar për të deklaruar marrëdhënien tonë para hyrjes në BB dhe më tha hyr, dil e pastaj flasim. Është njeri i rëndësishëm për mua”- e ka mbyllur me këtë fjali aludimin se ai mund të kishte një marrëdhënie dhe histori dashurie para se të bëhej pjesë e lojës.

Kjo është hera e parë që një çift që ka pasur një marrëdhënie në “Big Brother” të ndahet kaq shpejt. Pothuajse të gjithë ata që kanë hyrë aty brenda dhe kanë deklaruar një lidhje dashurie, të paktën ditët e para pas mbarimit të këtij programi janë “betuar” që ndjenja e tyre është reale. Ndërsa, në këto 6 vite asnjërin prej historive të dashurisë që kanë lindur në atë shtëpi nuk ekziston më, kjo e Anaidit me Joanën është e fundit e “shkatërruar”.
Shtuar më 03/06/2013, ora 15:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori