Ana konfirmon lidhjen me Bardhin, flet për marrëdhënien e tyre intime
Pak kohë më parë, në media u përfol për një lidhje mes ish-konkurrentes së "Përputhen", Anës dhe reperit Bardhi. Dyshja u fotografuan në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe pamjet bënë xhiron e rrjetit.

Mirëpo, vetë Ana i mohoi këto lajme, duke u shprehur: “Djali në fjalë, Bardhi, është një person që e kam shumë xhan, e vlerësoj shumë, njihemi prej kohësh. Nuk ka asnjë romancë, ka një miqësi dhe po punojmë për disa gjëra bashkë."

fundmi, ish-konkurrentja i ka habitur të gjithë. Në një intervistë për "Prive", pyetjes "Nga një deri në pesë sa je e varur pas seksit?", ajo iu përgjigj: pyet Bardhin.

Me replikën e saj Ana lë të kuptohet që ajo dhe Bardhi kanë një marrëdhënie intime me njëri-tjetrin, duke konfirmuar kështu lidhjen e tyre.
Shtuar më 24/01/2021, ora 18:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori