Ana e errët e Jonida Vokshit (FOTO LAJM)

Prezantuesja e emisionit “Thurje”, Jonida Vokshi, nuk mund ta lërë për asnjë moment pasionin për kinemanë, që është dhe dashuria e saj e parë.

Vajzën e qeshur të “Digitalb” tashmë e shohim në rol protagonist në serialin komedi “Skanderbeg”, ku intepretojnë aktorë të njohur nga Shqipëria dhe Kosova. Në të parin serial komik historik, prodhim i “Digitalb”, ngjarja zhvillohet në Mesjetë, në shekullin e 15­ të, një periudhë e patrajtuar në serialet televizive. Jonida është Lula në serial, ndryshe vejusha, një nga gratë më të bukura të Kështjellës. Ajo ngre lart moralin e luftëtarëve duke u shitur verë me të shtrenjtë dhe duke flirtuar me ta. Ëndrra që ka është të ndihet si një zonjë e vërtetë, pasi Pilo Hanxhiu që interpretohet nga Salsano Rrapi të lërë për të gruan, Zojën.

Nga ana e tij moderatori i “Portokallisë”, Salsano, që luan hanxhiun Pilo, në këtë serial nuk i beson askujt e nuk do askënd, me përjashtim të Sheqerkës, dhisë së vet të preferuar. I përfshirë në tregti të zezë me kampin turk, Pilo jeton me frikën se në çdo çast mund të zbulohet, të futet në burg dhe hanin t’ia marrë Teodori. Ndryshe nga Lula, ai ka një ëndërr të fshehtë, që lufta të vazhdojë përgjithmonë, kalaja të mos bjerë kurrë, e tregtia e zezë të lulëzojë pa mbarim.

Bashkë me historinë e flirtit të Jonidës me Salsanon (në film kuptohet), ju sjellim dhe fotot ku aktorët shfaqen të transformuar me veshje që na kthejnë pas në kohë, pikërisht në periudhën e Skënderbeut. Po cili është boshti i historisë, ku bazohet seriali? Një kështjellë rrethohet nga një pasha i egër (Mensur Safqiu).

Komandanti i kështjellës, Kont Urani (Vedat Bajrami) dhe ndihmësi i tij, Prifti (Ermal Mamaqi) shpresojnë te ndihma e Gjergj Kastriotit. Kur marrin vesh që Gjergji do të qëndrojë në male për të sulmuar turqit pas shpine, situata në kështjellë bëhet dramatike. Ata duhet të vrasin mendjen si t’u mbijetojnë të gjitha kurtheve e sulmeve të turqve, ndërkohë të sigurojnë që jeta në kështjellë të vazhdojë normalisht.

Aktorët më të njohur të Shqipërisë e Kosovës bëhen bashkë për të sjellë këtë version të historisë në mënyrë komike. Përveç Salsanos dhe Jonidës ata janë: Ermal Mamaqi, Vedat Bajrami, Salsano Rrapi, Laert Vasili, Mensur Safqiu, Amos Zaharia, Erjona Kakeli, Besmir Bitraku, Vin Bejleri, Marin Orhanasi, Ergys Çekrezi, Romir Zalla, Valina Muçolli, Kristi Çavo, Eva Murati etj., bashkë me pjesëmarrjen speciale të Zyliha Milotit./Panorama/
Shtuar më 25/02/2017, ora 16:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori