Ana e errët e botës së modës, flet ish-miss Albania: Ja ç’më kërkuan (FOTO LAJM)

Pëlqej
Suada Sherifi ka treguar për herë të parë arsyen pse nuk përfaqësoi Shqipërinë në Miss Universe pas marrjes së kurorës si Miss Albania 2005.

Sipas saj gjithcka rrodhi ashtu pasi ajo nuk pranoi të bëjë hundën.

Suada ka treguar episodin e ndodhur 12 vite më parë në një intervistë për Eni Shehun në edicionin veror të ABC News, kur fotografi Fadil Berisha i kërkoi të zvogëlojë hundën, nëse donte të merrte pjesë në Miss Universe shkruan Botasot.

Suada nuk pranoi sepse sipas saj diçka e tillë ‘nuk ishte e drejtë’ dhe në vend të saj konkurroi Eralda Hitaj. E çuditshme është se në setin e fotografive të realizuar atë kohë, Suada pozonte në profil dhe me atë profil është prezantuar kudo. /albeu.com/
Shtuar më 13/08/2017, ora 16:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori