Puma dhe Nike luftojnë për Haaland, “beteja” kushton 50 milion euro

Erling Haaland është një “minierë ari” e vërtetë. Në pritje të zbulimit të klubit në të cilin do të luajë sezonin e ardhshëm, dy prej markave të mëdha sportive botërore, Puma dhe Nike, po luftojnë “dhëmbë për dhëmbë” për të punësuar yllin norvegjez të Borussia Dortmundit.

Sipas “Futbol Aleman”, Puma dhe Nike po tundojnë sulmuesin e BVB-së për të nënshkruar me ta për rreth 50 milionë euro, si një kontratë totale sponsorizimi për pesë vjet.

Të dyja markat janë në negociata me zyrën e Mino Raiola, përfaqësuesi i lojtarit dhe vendimi do të merret së shpejti sepse Haaland aktualisht pa kontratë me asnjë markë pasi në janar skadon Nike, sponsori i tij historik.

Erling nënshkroi kontratën e tij të parë me Nike kur ishte ende në Salzburg dhe një sulmues i panjohur në Evropë. Ishte një kontratë prej një milion eurosh, shumë larg shifrave që ofrohen aktualisht.

Kush do ta marrë yllin norvegjez? 50 milion euro është çmimi i tij./h.ll/albeu.com


Shtuar 1.02.2022 21:30

Tags: , ,