Basha pas dorëheqjes: Nuk isha për karrige aty

Kryetari i PD Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i partisë. Ai pretendon se Basha ka nevojë për zgjedhje të reja.

Basha është shprehur se nuk ka qenë në krye të partisë për karrige dhe shton se do të bëjë një analizë të thellë për zgjedhjet.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Korrupsioni i është mbicvendour një mluftë e brendshme. Unë personalisht investova gjithçka për një zgjidhje që do ti shërbente PD. Sot nuk dua të ndalem në çfarë ka ndodhur dhe si ka ndiodhur kush kuishte të drejtë e gabim sepse do  e qartësojë koha. Përpjekja ime për të mbajtur Pd tyë bashkuar nuk arriti sukses. Unë dhe shumë dekomratë u përballëm me shumë sulme dhe si rezultat Pd sot po përjeton një krizë të thellë.

Kam vendosur të hedh një hap pas. Kjo nuk është një terheqje për rehati personale po një nxitje më shumë që PD ta bëjmë të gjithë bashkë. Dua ti them kujtdo që PD duhet të shohë dreht të ardhmen që jam dhe do jem i angazhuar krah jush.

Nuk do të lodhem kurrë për të shprehur mirënjohjen dhe me vendosshmëri të bëjmë gjithçka. Kjo do të thotë se kjo do të vazhdoj pa reshtur e pa lëkundur duke u përpjekur me mish e m shpirt për ringritjen e PD.

Jam i bindur se ka nevojë të nisë sa më parë një analizë për bashkim parimor dhe ripërtëritje. Një proces i lirë nga baza i të gjithë lidershipit.

Demokratët janë të lodhur nga konflikti i brendshëm.

Ka nevojë që të nisë sa më parë një proces vetëdijësimi, analize dhe përbashkimi parimor më pas një proces zgjedhor i hapur, transparent, i lirë dhe i drejtë, nga baza në qendër i gjithë lidershipit të PD.

Demokratët janë të lodhur nga konflikti i brendshëm, nga fushatat dhe gjuha denigruese, nga e cila dëmtohet PD dhe Shqipëria dhe përfiton vetëm Edi Rama dhe klika e tij.