Kraja në Kuvend: SPAK dha rezultate, kemi dënuar funksionarë të lartë

Ditën e sotme po mbahet një seancë në Kuvend ku ka marrë fjalën edhe kreu i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja ka prezantuar sot në Kuvend veprimtarinë e institucionit që ia drejton gjatë vitit 2021.

Ai ka theksuar se SPAK ka luajtur një rol aktiv dhe ka dhënë rezultate të dukshme.

Kraja nuk ka lënë pa vlerësuar edhe Policinë e Shtetit dhe autoritet ndërkombëtare me të cilat ajo ka qenë vazhdimisht bashkëpunuese.

Sipas tij, gjatë vitit 2021 një fokus të veçantë ka pasur lufta kundër korrupsionit, teksa tha se janë dënuar funksionarë të lartë publikë.

Pjesë nga deklarata e Arben Krajës:

“Prokuroria e Posaçme ka ushtruar funksionet e saj. Nga SPAK janë mbajtur parasysh rezolutat e Kuvendit, rekomandimet e Këshillit të Ministrave.

Gjatë 2021 ka pasur një rol aktiv. Institucioni ka ardhur duke dhënë rezultate të dukshme. Rezultate janë rritur falë përkushtimit maksimal. Janë marrë masat për garantimin e pavarësisë së prokurorit.

SPAK ka realizuar bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Përgjithshme, policinë, KLSH etj. prioritet tjetër ka qenë konsolidimi dhe rritja e bashkëpunimit me autoritetet e huaja. Janë kryer hetime dhe aksione të përbashkëta.

\në sak kanë ushtruar funksionin 15 prokurorë. Kanë ushtruar 13 oficerë të policisë gjyqësore. Në shtator kanë fituar detyrën 28 hetues të BKH. Gjatë 2021 SPAK ka vlerësuar rekomandimet e Kuvendit të Shqipërisë.

Në 2021 janë regjistruar 15 procedime penale të pastrimit të veprës penale. Janë dënuar 11 të pandehur. Janë konfiskuar pasuri. Mbi 70 milion euro pasuri të konfiskuara.

Bashkëpunimi me policinë e shtetit është një domosdoshmëri. Përkrah detyrimeve ligjore është vënë theki në hetimet e vetë prokurorëve. Për luftën kundër korrupsionit, SPAK ka qenë e fokusuar sidomos në nivele të larta. Janë deklaruar fajtorë subjekte që kanë ushtruar funksione të larta. Gjatë 2021 janë ndjekur me përparësi veprat penale në zgjedhje.  Gjatë 2021 ka pasur në fokus luftën kundër terrorizmit.