"Aman mos i tregoni", Eduarti bën "pakt" me ndjekësit kundër Arbanës (FOTO LAJM)

Moderatorja Arbana Osmani ka kërkuar ndihmën e ndjekësve të saj në Instagram për të siguruar disa syzedëshiron t’i përdorë për Halloween.

Ajo ka publikuar në InstaStory foton e një kostumi për festën, ndërsa krahas saj shkruan:

“Ku mund të gjej syze si këto, të madhësive të ndryshme dhe që të mos kushtojnë sa qimet e kokës se vetëm nesër na duhen.”- janë fjalët e moderatores.

Pra, Arbana ka në mendje një kostum të tillë për festën e Halloween-it, por prisni të mësoni si ka reaguar partneri i saj, Eduarti!

Ai ka publikuar në InstaStory të njëjtën foto të Arbanës, ndërsa krahas saj i lutet ndjekësve të mos e ndihmojnë, pasi nuk dëshiron të veshë një kostum të tillë.

“Aman mos i tregoni se do të më veshi kështu dhe mua”- shkruan regjisori duke na shkrirë së qeshuri.
Shtuar më 31/10/2020, ora 08:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori