Altin Basha: Kush do ta drejtojë Portokallinë dhe ç'ka ndodhur me Florin
Të panumërta kanë qenë shkrimet dedikuar Portokallisë dhe ndryshimeve që do të vijnë sezonin e ri, por në fund e gjithë kjo përkthehet në interes dhe audiencë më të lartë për spektaklin e humorit që nis këtë të diel.

Regjisori historik Altin Basha, pas një jave të mbushur me akuza dhe kundërakuza ka thënë fjalën e fundit në Top Show. Spektakli do vazhdojë të prezantohet nga Xhemi Shehu dhe Salsano Rrapi, bashkëpunimi me të cilët ka rezultuar i kënaqshëm dhe do të vijojë dhe këtë sezon.

“Për momentin jemi shumë mirë me prezantuesit që kemi, Xhemi do jetë dhe aktore. Eksperienca jonë me të si aktore ishte e kënaqshme prandaj do të vazhdojë,” shpjegon Basha. Dhe sigurisht s’mund t’i shpëtonte pyetjeve rreth largimit të bujshëm të Florian Binajt shkruan Anabel.

“Flor Binaj gjithmonë ka qenë i kthyer. Kjo puna e thashethemeve ekzagjerohet gjithnjë në media. Flori është aktor që karrierën e ka nisur, ndërtuar kulmuar në Top Channel, ai është aktor dhe scenarist që e ka gjetur veten në të gjitha dimensionet e këtij formati.” Dhe të dielën të gjithë do të rikthehen në Portokalli, në një skenografi të re, tërësisht ndryshe nga ajo që kemi parë gjithë këto vite. /albeu.com/
Shtuar më 30/09/2017, ora 10:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori