Almeida Abazi e përlotur në foto e parë me djalin (FOTO LAJM)
Aktorja e njohur shqiptare Almeda Abazi ka publikuar fotografinë e parë me djalin e porsalindur.

Ajo dhe Tolgahan u bënë prindër para disa ditësh dhe vendosën që fëmijën e parë ta quanin Efehan. Sot, ajo ka postuar imazhin e ëmbël duke mbajtur të birin në krahë, ndërkohë që Tolga i dhuron një puthje në ballë.

Aty vihet re se Almeda është e përlotur nga emocionet e mëdha. "Momenti i parë që morëm vogëlushin tonë në krah pas lindjes", shkruajti aktorja dhe moderatorja.

Ndër të tjera, cifti i ka realizuar djalit një set fotografik, por ende nuk e kanë publikuar në rrjete sociale.
Shtuar më 21/05/2019, ora 23:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori