Almeda: Shqipëria më dha vetëm kurora, në Turqi po ndjek ëndrrën (FOTO LAJM)

Bukuroshja shqiptare Almeda Abazi ka folur për suplementin "Bluetooth". Ajo rrëfen për jetën e saj në Turqi, për punën dhe për vlerësimin që merr atje. Ish-"Miss Shqipëria" tashmë prej vitesh jeton në Stamboll me familjen dhe është ndër femrat më të pëlqyera të showbiz-it turk.

22-vjeçarja tregon se punon e lodhet shumë, por edhe paguhet shumë mirë. Ajo shprehet me keqardhje se në Shqipëri njerëzit e talentuar nuk vlerësohen sa duhet dhe paguan shumë pak.

"Shqipëria, përveç kurorave nuk më ofroi asgjë tjetër, prandaj vendosa të largohem dhe t’u afrohem ëndrrave të mia. Këtu (në Turqi) punoj shumë, lodhem shumë dhe, sigurisht që shpërblehem, duke fituar po aq shumë. Nuk mund ta mohoj, por nuk mund të them që jam milionere. Më duket një fjalë e shëmtuar…", rrëfen ajo.


Megjithëse e re, shumë e bukur dhe tejet e pëlqyer, në zemrën e Almedës nuk ka asnjë mashkull. "Dashuria ka fuqi të prishë çdo plan, duke futur këtu edhe karrierën, ndaj nuk kam kohë të mjaftueshme për t’ia dhënë dashurisë", shprehet Almeda.

Shtuar më 07/12/2014, ora 10:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori