Almeda ndau me të gjithë sekretin, si ja bën për të dal aq bukur në foto (VIDEO)
Nëse je vajzë dhe po lexon këtë artikull, na beso që e dimë ç’ke hequr për të fshehur disa tule të vogla nëpër foto, apo sa je munduar për t’u dukur bukur edhe pse live mund të jesh një yll!

Fotoja do këndin perfekt që jo çdokush e gjen, por do edhe disa marifete të vogla si ky që na tregoi sot aktorja Almeda Abazi.

Ju ka ndodhur që në një foto të shkrepur në profil, t’ju duket gusha më shumë seç duhet?

Epo Almeda e ka gjetur zgjidhjen dhe nëse i hidhni një sy fotove të saj, i duket nofulla perfekte pa gushë fare!

Si është e mundur kjo? Mjafton të tërheqësh pjesën e poshtme të gushës në momentin që shkrepet fotoja dhe voila, do të dukesh 10 herë më bukur!

Nuk dini ta bëni? Ndiqni videon e Almedës më poshtë, e cila jua shpjegon si të veproni.



Shtuar më 21/09/2020, ora 14:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori