Edi Rama paguan 21 persona për menaxhimin e Facebook-ut
Almeda e zhgënjyer nga Dancing With The Stars: Më turpëruan me Tolgën

Pëlqej
Almeda Abazi, vajza bukuroshe shqiptare e cila prej vitesh jeton në Turqi, ishte prezantuesja e edicionit të “Dancing With the Stars”.

E ëmbël dhe shumë e dashur, Almeda bëri për vete publikun shqiptar, të cilët më shumë e njihnin nga projektet turke.

Ajo sakrifikoi për këtë eksperiencë, duke udhëtuar thuajse çdo jave nga Stambolli drejt Tiranës. Por në fund të gjithë eksperiencës Almeda është shumë e zhgënjyer, dhe për këtë ka bërë një status të gjatë në Instastory.

Ajo shkruan se kur ka dorëzuar dhomën e hotelit, i është dashur të paguajë për shpenzimet “ekstra”. Ajo shkruan se Tolga ka ardhur pa interes dhe përfitim në këtë spektakël, por më shumë dëshirë, duke lënë pezull dhe projektet e tij në Turqi.

Almeda vazhdon më tej që ajo për të cilën mburret është ‘mikpritja shqiptare’ por që bashkëshorti i saj se mori as kur erdhi dhe as kur iku. Dhe në fund ajo shton se e gjitha kjo i adresohet produksionit të spektaklit dhe jo shqiptarëve.
Shtuar më 11/06/2018, ora 23:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori