Almeda Abazi flet pas sjelljes në jetë të djalit: Jam mbi re…

Vetëm para pak ditësh modelja e njohur shqiptare, Almeda Abazi u bë nënë për herë të parë.

Ajo lindi një djali, emri të cilin vendosën ta quajë Efehan.

Lajmi i bukur, bëri bujë në mediat turke, ndërkohë që bashkëshorti i Almedës, aktori turk Tolgahan Sayisman, gjatë një prononcimi për mediat u shpreh se u ndje i frikësuar gjatë lindjes së gruas së tij.

Ai u shpreh se lindja e Almedës zgjati 12 orë, ndërkohë që theksoi: “Para se të lindte (Efehanit) i thosha ‘të dua shumë’, tani i them “bir, më frikësove”.

Mbrëmjen e kaluar çifiti së bashku me djalin në krah ka lënë spitalin.

'Jam shumë e lumtur, aktualisht jam mbi re”, tha Almeda Abazi, të cilës nga emocionet i dridhej edhe zëri, raporton media turke “Huriyet”.
Shtuar më 08/05/2019, ora 15:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori