Alketa Vejsiu tregon raportin me vjehrrën
Pëlqej
Alketa Vejsiu shumë rrallë ka folur për bashkëshortin e saj.

Ama këtë herë e ftuar në "Mos i fol shoferit" nga Rudina Dembacaj, ajo ka zbuluar disa detaje nga jeta personale.

Ndër të tjera ka rënë në sy fakti se Alketa e konsideron bashkëshortin e saj një nga më të bukurit e Vlorës.


Ndërsa marrëdhënien me vjehrrën, moderatorja e quajti të mrekullueshme duke u shprehur se vajzat e zgjuara duhet ta konsiderojnë vjehrrën si njeriun që i ka lindur djalin që dashurojnë.

"I kam të mrekullueshme marrëdhëniet me vjehrrën. Unë mendoj që çdo vajzë e mençur duhet patjetër vjehrrën ta konsideroj si njeriun dhe gruan e mrekullueshme që i ka lindur djalin që dashuron. Kur vjehrra të qëllon e mirë dhe të konsideron si vajzën e shtëpisë sepse ti ke vërtet në dorë lumturinë e djalit, atëherë ky është fat. Unë këtë fat e kam", u shpreh Alketa. /albeu.com/
Shtuar më 20/05/2018, ora 13:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori