Alketa Vejsiu thumbon publikisht VIP-at që munguan në eventin e saj
Në një postim, ku shfaqen disa momente nga Class Fashion Show të filmuara nga fotografi Olsi Beçi, Alketa Vejsiu falenderoi të gjithë të pranishmit në event. Falenderimet e Vejsiut (lexo: jo, nuk falenderoi Verën), na kujtuan disa rregulla të arta të etikës, që nuk respektohen. Mbani shënime.

“Faleminderit të gjithëve atyreerdhën! E vlerësoj shumë prezencën tuaj. Të nderosh një ftesë është shumë fisnike,” shkruan ajo.

Në një botë kur pothuajse të gjithë janë të zëvendësueshëm, të pranosh një ftesë për një event ose ngjarje të çfarëdolloj natyre tregon më shumë për ju sesa për personin përtej ftesës.

“Faleminderit edhe atyre që konfirmuan që do të vinin, por nuk erdhën! Dhe i zunë vendin atyre që janë lutur që të vinin,” shton më pas shkruan anabel.

Është padyshim e pahijshme të mos shkosh në një event ku ke konfirmuar pjesëmarrjen. Praktikisht, personi përgjegjës për organizimin minimumi ka harxhuar kohë për t’ju mirëpritur, ndaj konfirmimi i rremë nuk është aspak etik. Në rast të një situate emergjente të pashmangshme, që ju kushtëzon, duhet të lajmëroni sa më parë të jetë e mundur. Kështu tregoheni mirënjohës dhe respektoni tjetrin/ën.

Atyreerdhën vonë dhe mbetën tek dera, sepse orari është një nocion që nuk respektohet gjithmonë siç duhet në vendin tonë!” vijon më tej.

Sa herë keni qenë në një festë a ceremoni e cila ka filluar në kohë? Me siguri ju duhen shumë pak gishta për t’i numëruar. Kjo sepse është bërë tashmë “praktikë” pune që eventet nuk fillojnë në kohë. Në disa raste, janë organizatorët ata që nuk tregohen të kujdesshëm për të respektuar orarin, e në disa raste të ftuarit. Sidoqoftë orari është orar dhe nuk vendoset pa arsye.

Në vijim, Vejsiu falenderon “ata që duhet të ishin, por nuk erdhën dot”. Sigurisht që nuk lë pa përmendur personat që nuk mundën dot të blinin biletat. “Për ata më vjen vërtet keq dhe do i përkushtohem shumë herën tjetër.”
Shtuar më 18/10/2019, ora 08:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori