Alketa Vejsiu tenton të risjellë skandalin tek Ermali, por përgjigja e Robertit e lë "thatë"
Pëlqej
Një javë më parë, tek emisioni i Ermal Mamaqit pati një reagim në të qara e të dashurës së blogerit me famë botërore të Daily Nas pasi Kjevina e pyeti nëse ai udhëtonte në vende të ndryshme edhe për të gjetur të dashura të tjera.

Një natë më parë tek "Dance ëith me" ndodhi pak a shumë e njëjta gjë.

Alketa iu drejtua me humor Robertit duke i thënë: “ǒmendon Nora, pasi e pashë që u përfshive shumë në kërcim. Po e bëjmë si pyetjen e filmit të famshëm 'Po bota, ç'do të thotë bota?”.

“Që prej ditës që kam nënshkruar kontratën për të marrë pjesë, e kam ditur që do të përkushtohem [në kërcim]. Unë jam artist,” tha ai.

Pra, Nora nuk ka pse të mendojë asgjë, pasi siç e tha Roberti, është një kontratë, një lojë, një garë që duhet respektuar. Në fund, e mbylli me “Leila është motra më e mirë që kam në Shqipëri.” Kaq.
Shtuar më 07/11/2018, ora 12:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori