Alketa Vejsiu shkon në fshatin e "Tarameles", do bëhet me shtëpi të re
“Taramelja” e Piter Panit është kthyer në vogëlushin më të komentuar të rrjetit që prej ditës së parë kur u shfaq në ekran. Fakti që Xheison nuk e shqipton dot shkronjën “K” e ka bërë shumë të ëmbël komunikimin e tij dhe për këtë arsye ka marrë pseudonimin “Taramelja”.

Para pak kohësh Alketa tregoi se kishte vendosur t’ja ndryshonte jetën Xheisonit dhe moderatorja e ka mbajtur premtimin.

Alketa ka shkuar sot në fshatin Mushqeta ku jeton Xheison dhe është takuar me familjarët e tij. Pasi ka parë gjendjen e shtëpisë së vogëlushit, Alketa ka vendosur të marrë një nismë për t’i sistemuar shtëpinë.

“Ka qene nje dite shume speciale kjo sot ne nje fshat ku s’me kishte rene kurre rruga; por fati te percakton shpesh rruge qe si ke imagjinuar. Mushqeta eshte nje fshat i famshem tani sepse Xheision e ka bere qe ne ta njohim dhe ta duam! Natyra ishte vertete e mrekullueshme dhe aty kam kuptuar se pse fshati ben kaq shume vend ne jeten e ketij djali!

Por mora dhe nje mesim te madh jete; fytyren e dashur te Xhejsonit qe vetem fal dashuri, qesh, perqafon prinderit, kujdeset per shoket, modeli i njeriut te mire qe i duhet shoqerise edhe pse jeton ne nje shtepi ku dheu ka rreshkitur, çimento eshte e çare, ku tavani mund te bjere dhe shiu futet brenda litar litar dimer vere…

Megjithate familja e Xhejsonit nuk u ankua, me percollen me lule dhe veze fshati edhe pak qepe te njoma te mbjella nga gjyshja. Ika qe aty dhe dua tju kerkoj nje ndihme! Nuk e di si funksionon por deri te henen ne spektakel do ta kem zbuluar rrugen zyrtare. Kerkoj ndihmen tuaj qe ne nje llogari bankare transparente per publikun, te japim nje kontribut sado te vogel per ti sistemuar nje shtepi ketij djali qe jam e bindur “do ja dale te beje dicka te mire ne kete jete”.

Nuk eshte nje preference personale eshte rasti qe vertete mes maleve te Krrabes nje mrekulli mund te ndodhe. Nje shtepi dhe nje mundesi edhe me e mire shkollimi ( ndoshta ne Tirane), duhet per Xheisonin. Ne plot vende te botes kur ka femije me IQ te larte e te spikatur, ka politika sociale qe investojne qe keto mendje te vecanta te rriten dhe te zhvillohen!

Sme kerkuan asgje, s’me eshte ankuar askush, por me dinjitetin e njerezve punetore dhe te thjeshte me priten dhe percollen me nje buzeqeshje! E di qe ka plot Histori te tjera qe meritojne vemendje, ndoshta edhe me te dhimbshme; po te kisha nje shkop magjik do perpiqesha per te gjjthe me shume dashuri! Si fillim pak magji ne jeten e ketij djali, per gjithe miresine qe na ka falur! Donacionin e pare e dhuroj me shume deshire vete! Pres te me bashkoheni. Detajet keto dite. Na ndiqni te henen… Faleminderit!”, shkruan Alketa.
Shtuar më 27/04/2019, ora 10:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori