Alketa Vejsiu “sakrifikon” këngëtaren shqiptare për Blendi Fevziun
Në emisionin e Alketa Vejsiut “Në kurthin e Piter Pan” ka pasur një të papritur mbrëmjen e djeshme.

Këngëtarja Manjola Nallbani ka njoftuar për daljen e saj në emision por në të gjithë minutazhin nuk e pamë këngëtaren në asnjë moment.

Saimir Kodra dhe Albana Osmani ishin dy të ftuarit e tjerë në emision dhe mesa duket Saimiri mori më shumë kohë sesa duhet, dhe për këtë Alketës i duhej që të mbyllte emisionin me vetëm dy të ftuar, sepse koha televizive duhej për një emision tjetër. Për “Opinionin” e Blendit.

“Meqenese mbreme, mbas 2 te ftuarve ,mbeti shume pak kohe televizive per mua , do shihemi ne puntaten tjeter te spektaklit ,” ka sqaruan nëpërmjet një postimi në Instagram këngëtarja Manjola Nallbani.
Shtuar më 27/03/2018, ora 19:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori