Përmbyset në mes të rrugës kamioni në Durrës, “shpërthejnë” specat dhe domatet

Një kamion mallrash është përmbysur në mes të rrugës në qytetin e Durrësit. Mësohet se për të mirë nuk ka pasur të lënduar rëndë, por vetëm dëme materiale.

Kamioni ka qenë i ngarkuar speca dhe domate, ndërsa është botuar teksa merrte një kthesë.

Dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia me të cilën kamioni ka hyrë në kthesë.

Policia po heton për të zbardhur të plotë shkaqet e aksidentit./albeu.com