Alketa Vejsiu i bën lajka këngëtares shqiptare (FOTO LAJM)

ALketa Vejsiu padyshim që është një nga moderatoret më të dashura për publikun dhe që korr gjithnjë suksese.

Duhet thënë se rrallëherë ndodh që Alketa t’i dedikojë një shkrim të tërë një personazhi publik por duket se njëri prej tyre ia ka marrë zemrën.

Bëhet fjalë për këngëtaren Jonida Maliqi.

Në një postim në Instagram, Alketa ka zgjedhur fjalët më të bukura për të komplimentuar mikeshën e saj, por këtë herë jo si këngëtare.

Jonida Maliqi është vajza që e bëri qytetin të duket ndryshe me stilin e saj plot ngjyra.

Ajo ka qenë gjithnjë fëmija i preferuar për mua në Pallatin e Pionerëve dhe unë e dija se një ditë do të bëhej këngëtare, por në atë kohë nuk mund ta imagjinoja se do të bëhej gjithashtu një njeri me influencë dhe ikonë mode. Prisni dhe shihni!

Ka gjëra të bukura Jonida në sirtar.”,- ka shkruar Alketa në Instagram. /albeu.com/
Shtuar më 03/08/2017, ora 11:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori