Italia i jep fund uljes së taksave shtetërore për karburantet, Meloni: Do ndihmojmë njerëzit në nevojë

Kryeministrja italiane, Gioggia Meloni, iu referua sot vendimit të qeverisë së saj për të mos miratuar përfundimisht zgjatjen e masës që parashikonte uljen e taksave shtetërore për karburantet deri në fund të vitit 2022.

“Nëse do të ulim taksat e qeverisë për karburantet, do të duhej të shkurtonim të gjitha masat e mbështetjes sociale. Ne monitorojmë luhatjet e çmimit të karburantit, do të kishim dashur që të ishte më i ulët, por nuk ka ndryshime të dukshme në krahasim me vitet e kaluara”, tha ajo.

“Nëse do të zgjasim uljen e taksave shtetërore për benzinën dhe karburantet e tjera, nuk do të mund të rrisnim shpenzimet e shëndetit publik apo numrin e familjeve që paguajnë fatura të reduktuara të gazit dhe energjisë elektrike”, shtoi Meloni.

Kryeministrja italiane theksoi, në fund, se “konsideron se zgjedhja e bërë është e drejtë”, sepse “është më e drejtë të ndihmosh këdo që është i papunë, me pagë të ulët ose që nuk ka para të mjaftueshme për të blerë ushqime, sesa të lejojë qytetarët që kanë një rrogë të mirë – siç është ajo p.sh. – të paguajnë më pak për karburantin. /albeu.com


Shtuar 11.01.2023 15:59