Alketa Vejsiu e fiksuar pas "Tarameles" shkon dhe e surprizon në Mushqeta (FOTO LAJM)

Xheison Bafti është vogëlushi i edicionit të dytë të emisionit "Në Kurthin e Piter Pan", i cili mori famë të madhe dhe fitoi zemrën e gjithë publikut.

Ai numëron 168K ndjekës në "Instagram", që nuk janë pak për një fëmijë 8-vjeçar. Xheisoni nuk shqipton dot fjalën "k" dhe mënyra e tij e të folurit mori vëmendjen e të gjithëve.

"Janë shumë të mira taramelet se çokallatat të prishin dhëmbët"- ishte fjalia që e bëri Xheisonin t’i ngelë nofka ‘taramelja’.

Alketa Vejsiu e ka shprehur publikisht dëshirën e saj të madhe për t’ja ndryshuar jetën vogëlushit nga Mushqetaja, ndërsa sot ajo ka shkuar për t’i bërë një surprizë në fshatin ku jeton.

Moderatorja ka postuar në "Instastory" disa video në fshatin e Mushqetasë por nuk e ka treguar ende surprizën që ajo e ka në plan t’i bëjë. Ajo ka filmuar momente gjatë rrugës për në fshat, derisa gjeti shkollën dhe shtëpinë e Xheisonit. /albeu.com/

Shtuar më 26/04/2019, ora 16:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori