Alketa si Jennifer Lopez, shfaqet në video pa pikë make-upi (VIDEO)
Jennifer Lopez publikoi një video gjatë përgatitjeve të Oscars që u quajt shumë e guximshme.

Ajo dukej pa ‘make up’, me flokë të çrregullt dhe me rrathë të zinj, vetëm për tu kthyer më pas në një yll të vërtetë.

Të njëjtën gjë ka bërë dhe Alketa Vejsiu ditën e djeshme. Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një video ku fillimisht duket me syze dhe pa grim, por më pas stafi i saj kujdeset që ajo të shfaqet gjithmonë e kuruar në detaje.

“Momente në backstage. Këtë herë me zë dhe pa edituar gjëra. Videon e plotë, nesër në kanalin zyrtar Alketa Vejsiu në Youtube.”, ka shkruar Alketa, duke treguar se stafi i saj nuk lë pas dore asgjë, madje as çokollatat gjatë përgatitjeve.
Shtuar më 28/02/2019, ora 10:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori