Alketa shuan dyshimet: Zbulohet ç'do të bëjë në Mediaset (VIDEO)
Që pas suksesit në “Sanremo”, moderatorja shqiptare Alketa Vejsiu tashmë është një emër mjaft i kërkuar nga bota e televizionit italian.

Ditën e djeshme moderatorja publikoi në llogarinë e saj në Instagram disa foto ku shfaqej në ambientet e një tjetër ekrani të njohur italiani “Mediaset”, pa na treguar arsyen e vizitës së saj, megjithëse mediat shkruajtën për një intervistë në emisionin e nuses së Berlusconi-it, Silvia Toffani.

Edhe Alketa vetë e ka konfirmuar këtë dhe ka treguar se bashkë me të do të jenë shumë figura të njohura të ekranit italian. Një prej tyre është edhe Ambra Angiolini, për të cilën Alketa ka shprehur admirim gjithmonë. Gjithashtu Alketa ka falenderuar publikisht moderatoren e emisionit për ftesën.

Shtuar më 21/02/2020, ora 14:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori