Alicia Keys rrëfen dashurinë që ka për bashkëshortin e saj

Alicia Keys, këngëtarja e njohur ka folur për dashurinë që ndjen ndaj burrit të saj, Swizz Beatz.

36-vjeçarja e ka shfrytëzuar profilin e saj në Instagram për të thënë disa fjalë për bashkëshortin e saj.

“Duhet vetëm një minutë për të pasqyruar se sa jam krenare për këtë njeri të mrekullueshëm”.

“Jo vetëm sepse e dua atë përtej përshkrimit apo pse është një njeri i jashtëzakonshëm, por për shkak të të gjitha ideve madhështore që ai shpik në mendjen e tij dhe pastaj e bën të vërtetë në mënyrën më të mirë të mundshme”, është shprehur Alicia.

AJo gjithmonë e shpreh dashurinë dhe mirënjohjen që ka për bashkëshortin e saj sapo i jepet mundësia. /albeu.com/
Shtuar më 02/07/2017, ora 11:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori