Plagosja e 60-vjeçares në Lushnjë, babai i Armand Hasallës mohon akuzat: Djali ka 2 javë në Greqi, histori e inskenuar

Një ditë pas plagosje së Bajame Senëjës në Lushnjë, ka folur për mediet Shaip Hasalla, , i ati i autorit të shpallur në kërkim Armand Hasalla si i dyshuar për plagosjen e Bajame Senejas .

Shaipi ka mohuar që djali i tij të jetë i përfshirë në ngjarje. Ai tha se i biri i tij ndodhet në Greqi prej dy javësh.

Në një prononcim për media, i moshuari mohoi që djali i tij të kishte lidhje me plagosjen ditën e djeshme në Lushnjë, ndërsa shtoi se Armand Hasalla është prej dy javësh në Greqi.

Ai tha se historia është inseknuar nga familja e Bajames.

“Unë s’di gjë fare në lidhje me ngjarjen. S’janë këtu, Armando është në Greqi, kurse Laerti ka ikur dy ditë më parë në Itali tek vjehrri me gjithë familjen e tij. Policia na mori në telefon dje se ku ishim. Dje ishim në gjyq për tokën dhe për djalin që na kanë vrarë. Sapo mbaruam gjyqin, na erdhën në shtëpi dhe na thanë keni vrarë. Por ne nuk dimë gjë, më mori djali në telefon dhe më pyeti çfarë ka ndodhur. Nuk e di pse na akuzojnë ne. Autorët që më vranë djalin janë dënuar. Kastrioti është dënuar me 35 vjet burg, Afrim Hasalla 2 vjet, Marjusi 1 vit e gjashtë muaj. Brahimi është dënuar 2 mijë lekë. Ky ishte vendimi i gjyqit dje. Nuk kemi asnjë lloj konflikti kemi parë punën tonë, ja kam lënë drejtësisë këtë punë. Kjo për mendimin tim është një ngjarje e sajuar nga ana e tyre. Duan të hakmerren. Ne ndihemi të rrezikuar”, tha ai.

Bajame Sejena është e motra e Kastriot Hasallës i cili vrau dy vite më parë Romeo Hasallën pas një konflikti për tokën. Lidhur me ngjarjes ka folur edhe Afrim Hasalla, vëllai i 60 vjeçares së plagosur, i cili ka bërë me dije se ngjarja ka ndodhur ndërsa po ktheheshin nga seanca e mbajtur për konfliktin e tokës 2 hektarë që u bë mollë sherri mes dy familjeve Hasalla. Afrim Hasalla akuzon për këtë atentat vëllanë e Romeo Hasallës, Laert Hasallën. Ai pretendon se toka është e tij dhe pala tjetër ka për qëllim t’ja marrë.

Policia kreu kontrolle në shtëpinë e Laert Hasallës por nuk ka gjetur gjë.

Ditën e djehsme vëllai i Bajmes, cila mbeti e plagosur nga të shtënat me armë në Lushnje, Afrim Hasalla tha se ngjarja ka ndodhur për një çështje pronësie.

Ai shpjegoi se dhe ishin në gjyq, dhe pasi mbaroi gjyqi po ktheheshin për në shtëpi. Hasalla tregoi se personat qëlluan me armë në drejtim të makinës ku po udhëtonte e motra me nipin , që ndodheshin pas tyre.

“Policia nuk ka marrë masa. Shaip Hasalla me djemtë. Para dy vitesh na kanë qëlluar me armë. Edhe sot na kanë qëlluar me armë. Ishim në gjyq sot, për punë toke,. Mbaruam gjyqin u nisëm për në shtëpi dhe na bënë pritë. Ishim bashkë me avokatin nga Tirana. E gjitha ndodhi pas gjyqit. Unë kam qenë me avokatin. Nipi ishte pas nga mbrapa me motrën dhe qëlluan makinën ku ishte nipi. E gjitha ndodh për 2 hektarë tokë, sot ky zotëria do ta marrë”, tha Afrim Hasalla./albeu.com/