Shumëkush rrëfen se mund të bëjë çmenduri nën efktin e alkoolit dhe një histori mjaft interesnate ka rrëfyer edhe
Alex Seitaj në "Thumb On". Aktori i njohur tregoi se njëherë ishte aq tap sa kishte ngacmuar mikeshën e tij të ngushtë,
Xhesika Polon.
"Ka qenë disa vite më parë,
isha me mikeshën time
Xhesika Polo. Kemi pirë jashtëzakonisht shumë. Unë ditën tjetër kisha prova në Teatër.
Isha xurxull,
isha keq, tmerr. I them Xhesit më ço pak në banjo se nuk mundem më. Më çon në banjo dhe më thotë se do shkojmë në shtëpi. Në ato momente nuk di po më kapi një afsh për Xhesin. Nisa t’i komplimentoja të pasmet. Unë: Xhesi po të shoh për herë të parë je shumë pjeshkë. Dhe si përfundim shkuam në shtëpi dhe fjetëm”, shprehet
Alex.
Fatma Haxhialiu: Pra mund të kishte pasur diçka?
Alex Seitaj: Nuk e di! Unë kam shumë besim tek
Xhesika. Xhesi e mban alkoolin.
Shtuar më 09/12/2019,
ora 08:57