Aleksandër Gjoka si rrallëherë, prezanton gruan dhe fëmijët

Pëlqej
Aleksandër Gjoka që prej vitit 1998 jeton larg familjes së tij, e cila është shpërngulur që nga ai vit në Itali. Gruaja, vajza dhe djali shkuan në një shtet tjetër, ndërsa Aleksandër Gjoka vendosi të qëndronte në Tiranë, sepse atje nuk e gjente veten si artist, shkruan Story.

Para 5 vitesh në 2013, Sandri u bë gjysh sepse djali i tij u bë babai i një vajze nga bashkëjetesa me një italiane.

Ndërsa Gjoka jeton në Tiranë, e shoqja vjen ta takojë për raste festash apo në stinën e verës si këtë herë.

Aleksandër Gjoka, pak ditë më parë, siç rrallë bën, ka postuar në Instagram një fotografi të së shoqes, vajzës dhe djalit! Si për çdo gjë, Gjoka flet rrallë me publikun, i mjafton kënga, ama hera herës na kujton për gjërat e tij më të shtrenjta. /albeu.com/
Shtuar më 16/08/2018, ora 23:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori