Albumi i Ermal Meta-s më i shitur në Itali
Dueti i shqiptarit Ermal Meta me Fabrizio Moro është shpallur Fitues i këtij edicioni të festivalit të Sanremo.

Kënga e tyre ''Non mi avete fatto niente'' (Nuk më keni bërë asgjë) triumfoi pas votave të jurisë profesioniste dhe atyre të publikut. Kënga është një himn kushtuar jetës kundër akteve terroriste.

Ndërkohë, vijon suksesi i ''Non mi avete fatto niente'', fituesja e Festivalit italian të Këngës, së bashku me Fabrizio Moro.

Kënga renditet në vendin e parë në klasifikimin ''Earone'', duke rezultuar si më e transmetuara e javës në radiot italiane.

''Non mi avete fatto niente'' ishte edhe e para në ''iTunes'' dhe në Top 50 Italia, gjithashtu hyri dhe në Global Viral të ''Spotify''. /albeu.com/
Shtuar më 19/02/2018, ora 14:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori