Me goditje në kokë dhe e mbështjellë me jorgan, gjendet e vdekur 35-vjeçarja në Greqi

Larisa është tronditur nga vrasja e një 35-vjeçareje në një apartament në rrugën Papanastasiou ditën e premte pasi fqinjët njoftuan autoritetet pas erës së keqe.

Sipas mediave vendase, Policia u gjend përballë një pamjeje të tmerrshme, me 35-vjeçaren të mbështjellë me jorgan dhe të vdekur prej disa kohësh.

Për shkak të kalbjes së avancuar, fillimisht u vlerësua se bëhej fjalë për vdekje nga shkaqe patologjike, por më pas u konstatua se gruaja fatkeqe ishte goditur nga një send i mprehtë në kokë.

Viktima jetonte me partnerin e saj pakistanez, i cili po kërkohet nga autoritetet si i dyshuari kryesor për vrasjen e 35-vjeçares.