Finalja e Conference League, ja fanellet me të cilët pritet të luajë Roma në “Air Albania”

Roma ka prezantuar edhe uniformat për sezonin e ardhshëm 2022/2023, teksa na bashkëpunim me sponsaorin “New Balance” ka bërë zyrtare edhe fanellat e reja.

Lajmin e ka bërë publike vetë klubi verdhekuq nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ndërsa tregohet se me këtë fanellë Roma do të luajë edhe duelin me Venecian, ditën e shtunë në orën 20:45, takim që do të luhet në “Olimpico”.

Me të njëjtën fanellë të besuarit e Jose Mourinhos pritet të luajnë edhe finalen e madhe të Conference League ndaj Feyenoordit, takim që do të zhvillohet në “Air Albania” më 25 maj, ora 21:00./ h.ll/albeu.com


Shtuar 12.05.2022 12:04