Albi Nako rrëfen tragjedinë e Otrantos: Humba 8 njerëz atë ditë, vetë u hodha nga anija
Një situatë tepër prekëse dhe emocionuese është krijuar mbrëmjen e sotme në spektaklin "Dance with me".

Gjatë interpretimit të Iljardit dhe Rudina Dembaçajt të cilët kanë performuar në balet këngën "Jon" të Ardit Gjebreas e cila ka si bazë një fabul të vërtetë, atë të Otrantos dhe shqiptarit të vitit 91’’ i dalë i gjymtuar nga një sitëm diktatorial dhe në kërkim të lirisë.

Nga kjo performancë u përlot Valbona Selimllari e cila e përjetoi interpretimin për disa minuta.

Gjithashtu edhe për pjesëtarët e tjerë të jurisë ky ishte një moment kulminant: Albi Nako tregoi se në atë tragjedi kishte humbur 8 familjarë të tijit.

“Mbaj mend që në atë periudhë, kam qënë në shkollë dhe morëm vesh për eksodin. Me një shok, i hipën trenin dhe shkuam në Durrës. Kapërcyem shumë barrikada derisa arritëm të hipnim në anije. Atje dëgjojmë të shtëna armësh, pamë gra dhe fëmijë që hidheshin në det. Terror psikologjik.

Anija Partizani nuk u nis dhe ne u kthyem nga deti me not në mes të dimrit. Në breg kisha babain që ishte tmerruar se i kishin thënë se t'u nis djali.

Referuar kësaj performance, unë jam bazuar tragjedisë së Otrantos, në të cilën unë vet humba 8 persona nga fisi.”- tha Albi duke shokuar gjithë publikun. /albeu.com/
Shtuar më 04/12/2017, ora 23:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori