Albi Nako ishte sot i ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit bashkë me balerinën profesioniste
Alba Hoxha, me të cilën po bashkëpunon për Akademinë “
Albi Nako Dance” e hapur pak kohë më parë!
Të përfolur së shumti për një marrëdhënie romantike përveç asaj profesionale,
Albi dhe
Alba ngjallën shumë interes në sytë tanë për të ditur më tepër rreth marrëdhënies së tyre.
Ashtu si gjithnjë, emisioni nisi me batuta dhe
Albi tregoi një kërkesë që i kishte bërë
Alba para emisionit, për të mos ta bërë të qeshë shumë duke e vënë në siklet.
Por koreografi i njohur nisi menjëherë me batuta duke thënë se të gjithë e shohin
motin prej Albës në TV Klan, veçanërisht
gjyshi i tij:
“Të gjithë e shohin
motin vetëm për Albën. Edhe
gjyshi im e shef vetëm për Albën”, u shpreh ai duke dhuruar humor pafund në studio.
Rudina i ngacmoi të dy edhe për martesën, por
Albi diti si ta menaxhojë përgjigjen e tij:
“Unë jam në kërkim akoma. Si duket jam i martuar me profesionin”, u shpreh ai, ndërsa
Alba nuk foli fare.
Shtuar më 10/10/2019,
ora 18:19