Albi Nako mundohet të fshehë lidhjen, Alba e nxjerr "bllof"
Mediat kanë aluduar së fundi shumë për marrëdhënien e ngushtë të punës mes koreografit të njohur të “Tv Klan”, Albi Nako dhe balerinës së trupës së tij, Alba.

Gazetari i “Jo Vetëm Modë” ka zënë ‘ngushtë’ dyshen duke ju afruar dhe duke i ngacmuar me pyetje, por ende nuk pranuan gjë, thjesht na lanë të kuptonim shumë për marrëdhënien e tyre. Madje e quajti Albën si partnere të tijën, por në kuptimin profesional.

Gazetari: E keni bërë duet tani nga grupi i madh Albi Nako
Albi Nako: Jemi thjesht rastësisht këtu me Albën, sepse jemi marrë me prova, kjo është e gjitha.

Gazetari: Alba po angazhohet si koreografe?
Albi Nako: Ne jemi partnerë, është asistentja ime. Më ndihmon dhe e ndihmoj.

Gazetari: Po me motin e ndihmon?

Albi Nako: Sigurisht, bëhet fjalë për xhestikulimin.

Gazetari: Si ndihesh ti kur lakohet emri yt, jo si balerinë profesioniste apo për talentin tënd, por për histori dashurie?
Alba Hoxha: Ne kemi patur shumë workshop-e bashkë.
Kemi qenë në Bruksel, në Palasë, Paris, etj. Kjo është arsyeja.

Albi Nako: Workshop në Palasë!!! (qesh)
Alba Hoxha: O Albiiii.”, përfundon Alba e vënë në siklet.


Shtuar më 03/06/2018, ora 10:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori